Ilustrim, Foto: Arkiv

Katër zyrtar të bankave të ndryshme raportojnë mbi 200 euro si të falsifikuara

275 euro në katër raste të ndara janë konsideruar si para e falsifikuar nga persona të ndryshëm të cilët kanë raportuar në polici për këto ngjarje.

Raportimet për këto dyshime në lidhje me paratë e falsifikuara i kanë bërë zyrtarët e bankave.

Gjatë ditës së djeshme një zyrtar i një banke ka raportuar se kanë pranuar një kartmonedhë në vlerë të 100 eurove e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti është duke u hetuar.

Një rast tjetër është raportuar nga një zyrtar tjetër i një bankem kësaj radhe në Gjilan. Ankuesi ka raportuar se ka pranuar dy kartëmonedha një një vlerë të 20 eurove dhe një tjetër 5 eurove dhe dyshohet se ishin të falsifikuara.

Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti është duke u hetuar.

Ngjashëm ka ndodhur një rast edhe në Gjakovë. Gjatë ditës së djeshme një zyrtar i një banke ka raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti është duke u hetuar.

Një kartmonedhë tjetër e cila dyshohej se ishte e falsifikuar vlera e së cilës ishte 50 euro, ishte raportuar nga një zyrtar i një banke në Mitrovicë.

Edhe për këtë rast policia ka thënë se është duke e hetuar.