Foto: Getty Images/CNN

Katër vajza përdhunohen çdo orë në Brazil

Në Brazil, katër vajza nën moshën 13 vjeçare dhunohen çdo orë dhe çdo dy minuta Policia merr një raport të dhunës ndaj grave, raporton CNN.

Këto janë vetëm dy nga gjetjet e një studimi të ri të lëshuar të martën nga organizata joqeveritare “Forumi i Sigurisë Publike Braziliane”, i cili zbuloi se dhuna ndaj grave dhe vajzave po përkeqësohet në vend.

Brazili, i cili është shtëpia e mbi 200 milionë njerëzve, tashmë është ndër vendet më të rrezikshme në tokë për të qenë grua/vajzë.

Raporti zbuloi se vrasja ndaj grave vetëm pse ato janë gra është rritur me 4% vitin e fundit më shumë se një vit më parë, edhe pse shkalla e vrasjeve nacionale ka rënë për 10.8%. Në 88% të këtyre rasteve, kryerësi i vrasjes ishte partneri ose ish-partneri.

Mbi 263 mijë gra pësuan lëndime të rënda në duart e partnerëve të tyre, thuhet në studimin i cili u bazua në të dhëna qeveritare.

Vendi gjithashtu pa numrin më të madh të dhunimeve të raportuara ndonjëherë, dhe pothuajse 54% e viktimave ishin vajza nën moshën 13 vjeçare.