Katër të vrarë derisa po shikonin futboll në Kaliforni

Të paktën katër persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën me armë zjarri të dielën në një ndejë në oborrin e një shtëpie në Kaliforni.

Policia tha se incidenti ndodhi rreth orës 6 pasdite të dielën.

“Oficerët arritën në vendin e ngjarjes ajo që gjetëm ishin disa persona të vdekur në oborrin e shtëpisë”, tha një polic.

Autoritetet nuk kanë lëshuar informacione mbi sulmuesin dhe asnjë i dyshuar nuk është arrestuar.

Policia tha që ajo që e dijnë është se viktimat ishin në një mbledhje familjare me miq në oborrin e shtëpisë, transmeton rtv21.tv.

“Të gjithë po shikonin futboll këtë mbrëmje, kur të dyshuar të panjohur iu afruan vendbanimit, u futën në oborrin e shtëpisë dhe hapën zjarr”, ka njoftuar policia.

Nënkryetari i Policisë Fresno, Micahel Reid konfirmoi se dhjetë persona ishin qëlluar.

Tre vdiqën në vendngjarje, një në spital.

Gjashtë viktimat e tjera u dërguan në Qendrën Mjekësore Rajonale të Komunitetit dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është “kritike, por e qëndrueshme”. /21Media