Katër të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

IKSHPK ka bërë të ditur se katër persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19.

Sipas drejtorit të IKSHPK, Naser Ramadani, të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 139 raste.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë infektuar  142 perona duke e cuar numrin e rasteve pozitive në 5877 Sipas Ministrisë janë shëruar 101  persona ndërsa kanë vdekur 139  të tjerë.

Dje kanë qenë të infektuar 118 persona.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.069 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.669.

Sipas IKShPK gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 485 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.