COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Katër të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur katër pacientë që kanë qenë të infektuar me COVID-19.

Gjithashtu Ministria ka thënë se në bazë të të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 12 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sot janë shëruar 77 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.259. Në total numri i rasteve aktive është 1.157.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës.

Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.