Ilustrim

Katër të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus.

Numri i vdekjeve në Kosovë nga infektimet me coronavirus ka arritur shifrën e 1 mijë e 599.

Rastet e vdekjes janë shënuar në Prishtinë tre raste, një 83-vjeçar, një 76-vjeçar dhe një 70-vjeçar, dhe në Skenderaj një 58-vjeçar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi sot se nga 3 mijë e 680 mostra të testuara për COVID- 19, 453 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes.

Rastet pozitive sipas IKSHPK janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Pejë 39 raste, Prizren 27 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Gjilan 21 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Mitrovicë 17 raste, Kamenicë 14 raste, Rahovec 13 raste, Vushtrri 12 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 9 raste, Ferizaj 7 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 6 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kaçanik 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Skenderaj.

IKSHPK ka njoftuar edhe se numri i të shëruarve me COVID- 19 në 24 orët e fundit është 206.  Në total numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 59 mijë e 846 persona.

IKSHPK ka njoftuar se numri i rasteve active është 7 mijë e 782 persona të cilët ende janë duke u trajtuar pasi janë të infektuar me COVID- 19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.