Katër të vdekur në sulmin në një shkollë amerikane
Katër persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë të mesme në Apalachee në shtetin amerikan Georgia, raporton BBC.
Raportohet se një person tashmë është arretsuar, kanë konfirmuar autoritetet.
Shkolla ndodhet rreth 72 kilometra në verilindje të kryeqytetit të këtij shteti, Atalanta.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se bashkëndjen dhimbjen e familjeve dhe të afërmve të viktimave për shkak të “dhunës së mëtejshme të pakuptimshme”. Në komunikatën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka thënë se bashkë me të, keqardhje ka shprehur edhe zonja e parë, Jill Biden.
“Çfarë do të duhej të ishte një kthim i gëzueshëm në shkollë në Winder në Georgia, u kthye në në një përkujtues tjetër të tmerrshëm se si dhuna e armëve vazhdon të dërrmojë komunitetet tona” – thuhet në reagimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë.
“Ne nuk mund të vazhdojmë ta pranojmë këtë si normale”.
Presidenti ka bërë thirrje që të ndalohen armët e gjata dhe karikatorët me kapacitete të mëdha, sikurse kishte bërë thirrje edhe më herët. Ai më parë kishte kërkuar edhe masa të tjera të kontrollit dhe sigurisë së armëve.
Pas një sulmi në një shkollë fillore në Uvalde në Teksas më 2022, një grup bipartizan kongresistësh kishte punuar për kalimin e një ligji më të ashpër të kontrollit të armëve pas shumë dekadash – por shumë aktivistë konsideruan se legjislacioni ende ishte larg prej qëllimit të madh./BBC.
Përgatiti: Rexhep Maloku/Kallxo.com