Katër të rinj sulmojnë një 31 vjeçar në Ferizaj

 

Një 31 vjeçar nga Ferizaj është sulmuar nga katër persona të dyshuar gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Ferizajt.

Në një njoftim për media, Policia e Kosovës ka thënë se katër personat e dyshuar janë arrestuar.

Siç njofton Policia ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën Ahmet Kaçiku.

Tutje është treguar se viktima ka pranuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit me inicialet D. H. i moshës 21 vjeçar dhe RR. T. 22 vjeçar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, dy të dyshuarit tjerë me inicialet G. T. i moshës 21 vjeçar dhe D. T. i moshës 15 vjeçar, janë liruar për procedura të mëtejme hetimore.