Katër të plagosur nga shpërthimi i bombës 250 kilogramëshe në Mynih

Katër persona u plagosën nga një shpërthim i një bombe të Luftës së Dytë Botërore në një kantier ndërtimi pranë stacionit të trenit në Mynih. Trafiku hekurudhor është pezulluar, raportojnë mediat në Gjermani.

Shpërthimi ka ndodhur pranë stacionit kryesor hekurudhor dhe katër të plagosur ishin punëtorë në kantierin ku ndodhi aksidenti. Një person ka marrë plagë të rënda, kanë njoftuar autoritetet.

Ministri i Brendshëm bavarez Joachim Herrmann konfirmoi se një bombë 250 kilogramëshe e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore shpërtheu gjatë shpimit që aty po bënin punëtorët.