Katër të lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në Vushtrri.

Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai njoftoi se katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar në ora 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në Vushtrri, si pasojë e aksidentit ndërmjet dy veturave civile. Katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti.