Ilustrim
Katër të lënduar nga aksident trafiku në rrugën Bardh i Madh - Drenas
13.5.2021 - 17:16
Sot rreth orës 14:00 në rrugën Bardh i madh -Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com
Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar se janë përfshirë dy automjete.
“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zyrtarja policore.