Ilustrim

Katër të lënduar në një aksident në Mitrovicë

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën ” Adriatiku ” në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë i rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti ka njoftuar se në këtë aksident që ndodhi rreth orës 17:30,  janë përfshirë dy vetura civile.

Sipas tij, personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor ndërsa nuk ka dhënë detaje për shkaqet e aksidentit.