Foto: Ilustrim

Katër të lënduar në një aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime

Në një aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka shtuar se viktimat kanë marrë trajtimin e duhur dhe janë liruar për në shtëpi, ndërsa shkak për aksidentin ka qenë ngasja e pasigurt e njërit prej shoferëve.

“Në ora 13:08 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, fshati Lloshkobare , rruga që çon për në fshatin Dremjak ka ndodhur një aksident trafiku. Të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale, 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt të njëjtit janë liruar. Shkak i aksidentit ishte një veprim i pasigurt i njërit shofer”, ka thënë Veseli.