Foto: Ilustrim

Katër të lënduar në aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Podujevë

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka konfirmuar për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 10:00, në rrugën, Prishtinë- Podujevë.

“Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo tutje ka shtuar se të lënduarit nga ky aksident janë dërguar për tretman mejëskor, përderisa me rastin po merret njësiti i trafikut.