Ilustrim

Katër të lënduar në aksident trafiku në Pomozotin të Prishtinës

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksident trafiku i cili ka ndodhur dje në fshatin Pomozotin në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, dy gra dhe dy burra, tre prej të cilëve janë liruar në shtëpi pas tretmanit mjekësor, ndërsa njëri nga ta është hospitalizuar në QKUK, pasi që gjendja e saj është e rëndë.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.