Ilustrim

Katër të lënduar në aksident trafiku në Han të Elezit

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku I cili ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në Han të Elezit.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe dy pasagjerët të cilët ndodheshin në veturë.

Tre nga persona e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ndërsa njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman në QKUK.