Katër të dyshuar tentojnë të vjedhin bankomatin me eksploziv

Katër persona të dyshuar kanë tentuar të kryejnë një vjedhje mëngjesin e ditës së djeshme në Suharekë.

Sipas njoftimit të policisë, dje rreth orës 04:00 të mëngjesit, katër të dyshuarit të panjohur duke përdorur eksplozivë kanë tentuar të kryejnë një vjedhje në një objekt.

Tutje policia ka bërë të ditur së të dyshuarit nuk kanë arritur të vjedhin asgjë dhe janë larguar në drejtim të panjohur, përderisa nuk raportohet për persona të arrestuar.