Katër të dyshuar rrahin një person në Malishevë

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është rrahur nga katër të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Skenderbeu” në Komunën e Malishevës.

Të dyshuarit për shkaqe të panjohura kishin rrahur viktimën me mjete të forta e më pas i kishin dëmtuar edhe veturën.

Si pasojë e rastit viktima ndihmën e parëmjekësore e ka marrë në QKMF-në në Malishevë e më pas për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.