Ilustrim - Arkiv

Katër të arrestuar për prostitucion

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Pejë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrje me prostitucion”.

Arrestimi i të dyshuarve është thënë se ka ndodhur dje. Dy nga ta njoftohet se janë arrestuar rreth orës 21:00, ndërsa dy të tjerë vetëm 30 minuta më vonë, rreth orës 21:30.

Sipas raportit policor, të dyshuarit janë kapur në flagrancë duke kryer veprën në fjalë.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.