
Ilustrim: Prangosja e një të dyshuari - Foto: KALLXO.com
Katër të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë liruar me procedurë të rregullt, nën dyshimet për “dhunë në familje” në 24 orët e fundit. Ndërsa, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari për dhunë, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë.
Sipas Policisë, rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Obiliq e Klinë.
Në Podujevë, sipas Policisë, është arrestuar i dyshuari, pasi që dyshohet se kishte kanosur një person tjetër.
Me vendim të Prokurorit, sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në Prishtinë, Policia ka thënë se është arrestuar një i dyshuar, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe ka ofenduar dy persona të tjerë. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po në Prishtinë është arrestuar një i dyshuari tjetër për “dhunë në familje” dhe sipas Policisë, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Në Obiliq është arrestuar një i dyshuari, pasi që muaj më parë dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën grua/vajzë. Me vendim të Prokurorit, sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Një tjetër i dyshuar është arrestuar në Obiliq, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje/vajze kosovare.
Me vendim të Prokurorit, sipas Policisë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse në Klinë, sipas Policisë, një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që dyshohet se ishte sulmuar fizikisht nga një burrë.
“Lidhur me rastin pas një kacafytje të ndodhur mes dy të dyshuarve meshkuj kosovar, të njëjtit janë arrestuar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga ta është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Po sipas Policisë, me vendim të Prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.