Ilustrim

Katër të arrestuar për dhunë në familje në 24-orët e fundit

Policia ka bërë të ditur se katër persona janë arrestuar për dhunë në familje në 24-orët e fundit.

Sipas policisë, rastet e dhunës kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Gjilan, Suharekë dhe Pejë.

Në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar një person pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

I dyshuari, sipas policisë është dërguar në mbajtje.

Kurse, në Gjilan është raportuarat për një përleshje në mes bashkëshortëve. “Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes burrit dhe gruas. Të dyshuarës i është ofruar tretman mjekësor”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Gruaja, sipas policisë është liruar me procedurë të rregull, kurse burri është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Suharekë policia ka arrestuar një person për dhunë ndaj babait të tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar”- ka thënë policia.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë është arrestuar një i dyshuar pasi që në gjendje të dehur ka dëbuar nga shtëpia viktimën femër kosovare, me të cilën bashkëjeton.

Me vendim të prokurorit, sipas policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.