Katër të arrestuar pas një përleshje në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Deçan.

Të arrestuarit dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri tjetrin me mjet të mprehtë, thikë duke shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të prokurorit, tre nga katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.