Klina. Foto: Kallxo.com

Katër të arrestuar në një fshat të Klinës pas një mosmarrëveshjeje

Katër persona janë arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme në fshatin Perqevë të Klinës.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima e këtij rasti sipas njoftimit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.