foto: Ilustrim

Katër të arrestuar në Kamenicë për mosrespektim të vendimit të Ministrisë kundër pandemisë

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e katër personave të dyshuar në Kamenicë të cilët nuk kanë vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i katër të dyshuarve është bërë dje rreth orës 22:00, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Minsitrisë së Shëndetësisë.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt