Katër të arrestuar në Deçan pas rrahjes mes vete

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar në Deçan pasi që të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje.

Sipas njoftimit, policia dje rreth orës 16:45 është njoftuar se nё rrugën Sali Çeku nё Deçan disa persona janë duke u rrahur.

“Personat e lënduar me thika ne kёtё rast janё dёrguar ne QKMF në Deçan, ku tё njëjtit kanë vazhduar rrahjen edhe aty. Njësiti policor nga stacioni policor  në Deçan menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga njësitë përkatëse të policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe tё gjithё  personat e dyshuar nё kёtё rast janё arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje në njoftim thuhet se njёri nga personat e arrestuar pas intervistimit i njëjti pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar ne QKUK në Prishtinё, pёr trajtim tё mëtutjeshëm.

“Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personat e dyshuar ndalohen për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.