Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Katër subjekte politike nuk ndryshojnë listat për zgjedhjet e 14 shkurtit

Katër parti politike nuk i kanë ndryshuar fare listat për kandidat për deputetë, ani se nuk janë certifikuar për të qenë pjesë e listave zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i regjistrimit të partive politike pranë Komisionit Qendror Zgjedhor.

“Katër subjekte kanë deklaruar se do t’i mbajnë numrat ashtu siç i kanë pasur, LVV, Nisma, PDAK dhe AAK”, ka thënë ai.

Kështu, Vetëvendosje nuk i ka zëvendësuar dy kandidat për deputetë, Albin Kurtin, që mban numrin një dhe Albulena Haxhiun që mban numrin gjashtë.

Vetëvendosje pritet që listën e njëjtë ta dorëzojë në KQZ