Objekti i Klinikës së Gjinekologjisë. Foto: KALLXO.com

Katër shtatzëna në Gjinekologji presin rezultatet për COVID-19

Katër gra shtatzëna në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë i kanë bërë testet sot, pasi dyshohen se janë të infektuara me virusin COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, drejtori i Gjinekologjisë në QKUK, Jakup Ismajli.

Ai ka thënë se gjendja e tyre është stabile, ndërsa njëra prej tyre tashmë e ka lindur fëmijën.

“Sot u është bërë testi dhe presim rezultatet sonte. Ato kanë disa shqetësime të vogla, ndërsa e kemi ndarë repartin e veçantë. Kanë pasur temperaturë, kështu që më mirë është me i izolu, me e pritë rezultatin. Gjendja e tyre është stabile, nuk ka asnjë shqetësim”, ka thënë Ismajli përmes telefonit.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se asnjë person nga stafi i Klinikës së Gjinekologjisë nuk është i infektuar me virusin COVID-19.