COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Katër raste të reja pozitive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 523 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, gjersa asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar

Sipas këtij njoftimi, sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.824 kurse në total numri i rasteve aktive është 282.

Ndërkaq sa i përket vaksinimit, sipas këtyre të dhënave, në 24 orët e fundit janë dhënë 162 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.989 doza të vaksinës. Deri më sot 822.641 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.404 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.