
COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza
Katër raste të reja me COVID-19, për një ditë u dhanë 71 doza të vaksinës
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 392 testime, katër qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar tetë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225,080.
Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 123.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.862 doza të vaksinës. Deri më sot 822.985 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
Përkundër COVID-19, në Kosovë ende nuk ka asnjë rast të dyshuar me linë e majmunëve, virus ky i cili është konfirmuar nëpër disa vende të botës tashmë.
Institucione shëndetësore në vend kanë njoftuar së kanë nisur përgatitjet në rast të ndonjë infektimi të mundshëm me këtë virus.