COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Katër raste të reja me COVID-19 në Prizren, priten edhe rezultatet e ritestimeve

Nga rezultatet e publikuara sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, bëhet e ditur se numri i të infektuarve është rritur për 11, si dhe janë shëruar dy të tjerë.

Në komunën e Prizrenit janë shtuar edhe katër raste të reja, sipas njoftimit të IKShPK-së.

Sipas vendbanimeve janë dy raste në Tupec, si dhe dy raste në qytetin i Prizrenit.

Në këtë komunë janë duke u pritur edhe rezultatet e ritestimeve që janë bërë sot, këtë e konfirmoi drejtori i shëndetësisë, Visar Shehu.

“Ritestime janë bërë, por akoma nuk na ka ardh lista e rezultateve, aq sa kam informacione janë bërë rreth tetë ritestime, por akoma nuk e kam listën me rezultate”, tha Shehu për KALLXO.com.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se as listën e rezultatëve që kanë dalë sonte ende nuk ka marrë nga IKShPK.

“Jo nuk e kam akoma rezultatin, nuk e kam as të këtyre të katër (rezultateve të dala sonte), vetëm që e kam parë ne lajmërimin e Institutit, menjëherë kam bisedu me Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik por edhe ata nuk e kanë rezultatin dhe po pres kur të marrin ata me dërzu edhe tek unë”, shtoi drejtori.

Për të infektuarit deri më tani tha se e di nga ka ardhur burimi i infeksionit.

Në komunën e Prizrenit janë 52 përsona aktiv me COVID-19, në nivel vendi janë 1158 të infketuar, 876 të shëruar dhe 30 të vdekur.