Vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë

Katër raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë shënuar 4 raste të reja me Covid-19 nga nga 2.760 testime të realizuara.

Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 6 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.710 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.073 persona, ndërkaq kanë vdekur 5.486 pacientë. Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 151./TV21