COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 335 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, njofton tutje MSH.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19 (për shkak të festës së Bajramit qendrat nuk kanë punuar), thuhet në njoftim.

Ministria ka publikuar të dhënat edhe rreth vaksinimit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës. Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.629 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas MSH, sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.546.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 414.