CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë vdekje

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar katër raste të reja.

Sipas MSH-së, nga 1,563 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,824, kurse në total numri i rasteve aktive është 324.

MSH tutje thekson se në 24 orët e fundit janë dhënë 2,777 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,624,584 doza të vaksinës. Deri më sot 765,669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.