COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza
Katër raste të reja me COVID-19
12.9.2022 - 12:06
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 102 testime në 24-orët e fundit, janë konfirmuar katër raste të reja me COVID-19.
Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 49 persona.
Në total në Kosovë janë 196 raste aktive me coronavirus.
Në 24-orët e fundit nuk është dhënë asnjë vaksinë.