Monedha Euro - Foto: Facebook

Katër raste të falsifikimit të parasë në lokacione të ndryshme të Kosovës

Katër raste të falsifikimit të parave janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Rastet janë raportuar në Prishtinë, Lipjan, Klinë dhe Gjakovë.

Në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, një grua, punëtore në bankë ka raportuar se gjatë numërimit të parave nga bankomati kanë hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Nga njësiti policor për procedura hetimore është sekuestruar monedha në fjalë, ka njoftuar Policia.

Në Lipjan një burrë, menaxher i pikës së karburantit, ka raportuar se një grua kishte blerë derivate në vlerë 20 euro dhe pagesën e kishte bërë me një kartëmonedhë në vlerë 500 euro, e cila kartëmonedhë dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se është sekuestruar monedha në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet.

Një punëtore në market, në rrugën ‘Sadik Rama’ në Klinë, ka raportuar se një i dyshuar ka dorëzuar për t’i ndërruar 300€ të metalit dhe i ka pranuar para të letrës.

Gjatë punës janë vërejtur se 44 copë nga 2 € dyshohet të jenë të falsifikuara, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti vazhdon të hetohet.

Në Gjakovë, një punëtor i bankës në rrugën ‘Yll Morina’, ka raportuar se një kliente disa ditë më parë kishte deponuar në bankomat një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Nga njësiti policor për procedura hetimore është sekuestruar monedha në fjalë, thuhet në njoftim.