Ilustrim

Katër raste të dhunës së burrave ndaj grave të tyre

Katër raste të dhunës së bashkëshortëve ndaj grave të tyre janë regjistruar në 24 orët e kaluara në Kosovë.

Policia ka njoftuar për një rast që ka ndodhur më 20 gusht njëzet minuta pas mesnatës në Rahovec.

Sipas raportit të Policisë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashëshorti i saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

I dyshuari ndodhet në arrati.

Një rast tjetër është regjistruar të premten rreth orës 19:00 në Gjakovë. Edhe në këtë rast burri, pas një mosmarrëveshjeje, e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti i tretë ka ndodhur në Viti dje rreth orës 17:00. Sipas Policisë, burri në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Fushë-Kosovë dje rreth orës 12:00 është arrestuar i dyshuari pasi që pas një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.