Ilustrim

Katër raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Rastet janë regjistruar në Fushë Kosovë, Ferizaj, Prizren dhe Pejë.

Në Fushë Kosovë një grua pa raportuar në polici një person nën dyshimin se i njëjti i ka shkaktuar dhunë psikike. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur me datë 13 shtator.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha organet kompetente. Rasti është duke u hetuar, thuhet tutje në njoftim.

Në Ferizaj një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur nga një person. Rasti ka ndodhur dje në ora 16:00. Sipas Policisë, lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren mbrëmë në rreth orës 22:45. Sipas PK-së i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy viktimave, një gruaje dhe një burri. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Pejë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore një gruaje.

Rasti ka ndodhur më 14 shtator rreth orës 23:30. Sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.