Ilustrim
Katër raste të dhunës në familje raportohen në Polici
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Lidhur me këto raste Policia ka arrestuar disa të dyshuar.
Në Podujevë një burrë është arrestuar nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht një grua.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.
Ndërsa në Obiliq, më 25.07.2024 rreth orës 13:30 një person është shoqëruar në stacion policor pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftim.
Në Viti një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person.
Sipas Policisë viktima dhe i dyshuari janë shtetas të huaj.
E njëjta nuk ka lëndime dhe ka refuzuar tretmanin mjekësor, ka njoftuar Policia.
Ndërsa, lidhur me rastin me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në Mitrovicë, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike një gruaje.
Rasti ka ndodhur më 25.07.2024 rreth orës 12:45.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.