Ilustrim - Policia në aksion

Katër raste të dhunës në familje, në Prizren djali sulmoi nën dhe gruan e tij

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti i parë ka ndodhur në FUshë Kosovë, ku një burrë pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nëj gruaje.

“Është arrestuar më, 17.09.2021 i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Në raportin 24 orësh të Policisë po ashtu bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari në Prishtinë, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimën femër  kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër ka ndodhur po ashtu në Prishtinë ku është arrestuar i dyshuari, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër siç bën të ditur Policia ka ndodhur në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe nënës së tij.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ka shkaktuar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.