Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, të dyshuarit janë burra
Katër raste janë raportuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.
Rastet janë raportuar të kenë ndodhur në Graçanicë, Fushë Kosovë, Shtime dhe Malishevë, ndërsa të gjithë të dyshuarit janë burra.
Mbrëmë rreth orës 00:17 një burrë në Graçanicë është arrestuar pasi që dyshohet se ka i ka fyer dhe bërtitur viktimave.
“I dyshuari i është nënshtruar alkotestit, i cili ka rezultuar në nivelin e alkoolit në gjak prej 2.71 promilë” – thuhet në raport policor.
Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
I dyshuar se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj një gruaje, një burrë është arrestuar në Shtime, dje rreth orës 8:15. Pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, rreth orës 15:10 dje në Malishevë një burrë është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht dy gra. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Fushë Kosovë mbrëmë një grua ka raportuar se është kanosur nga një burrë. Rasti është nën hetime.