Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet janë regjistruar në Graqanicë, Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë.

Lidhur me këto raste, Policia ka arrestuar disa persona.

Në Graqanicë është arrestuar një burrë nën dyshimin se nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj gruas.

Sipas njoftimit i njëjti ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK.

Në Prishtinë, Policia ka arrestuar dy burra nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur dje dhe sipas Policisë me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, një burrë në Pejë është arrestuar nën dyshimin se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën.

Sipas Policisë, nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Një grua në Gjakovë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbal është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:40.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.