Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Në tre nga rastet gratë janë sulmuar nga bashkëshortët e tyre, ndërsa në rastin tjetër djali ka sulmuar nënën.

Në tri nga rastet, gratë janë sulmuar fizikisht, ndërsa në rastin e katërt gruaja është kanosur.

Dy nga rastet kanë ndodhur në Leposaviq, një në Prizren dhe një në Pejë.

Me konsultim të prokurorit dy raste vazhdojnë të hetohen, në njërin rast i dyshuari është arrestuar, ndërsa në rastin tjetër i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.