Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Katër raste të dhunës familjare janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës rastet e dhunës kanë ndodhur në Gjakovë, Deçan, Ferizaj e Prishtinë.

Në Gjakovë, djali ka sulmuar fizikisht babai. Në Deçan babai ka therur me thikë vajzën e tij.

Në Ferizaj dhe Prishtinë burrat kanë rrahur gratë e tyre.

Në Deçan, Ferizaj dhe Prishtinë sulmuesit janë dërguar në mbajtje ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Në Gjakovë, kryerësi i veprës ende nuk është lokalizuar nga Policia.

Të gjitha rastet janë duke u hetuar për ‘dhunë në familje’.