Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se djeshme janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Një burrë nga Drenasi është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetase e Sllovakisë.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe së bashku me dy fëmijët është vendosur në strehimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës është raportuar në Obiliq, një burrë është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Fushë Kosovë po ashtu është arrestuar një burrë pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Policia në raport bën të ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rast tjetër i dhunës në familje u raportua në Prishtinë, një burrë është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta në dorë.

Në raportin policor potencohet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.