Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com
Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit.
Në Fushë Kosovë, më 22.10.2024 Policia thotë se është raportuar se një burrë ka tentuar ta largojë nga banesa një grua, pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur.
Për këtë, Policia njofton se janë intervistuar palët dhe se me vendim të prokurorit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në Shtime Policia ka bërë të ditur se pasditen e djeshme, më 22.10.2024 një burrë ka kanosur verbalisht një grua tjetër.
Për këtë rast, Policia njofton se pas intervisitimit, burri është dërguar në mbajtje.
Një burrë tjetër është arrestuar në Pejë, pasi sipas Policisë, në vazhdimësi i ka shkaktuar dhunë psiqike një gruaje.
Viktima e këtij rasti, njoftohet se ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar edhe në Rahovec, më 22.10.2024 rreth orës 22:35.
Siç njofton Policia, një grua ka raportuar se është goditur nga një burrë.
Lidhur me këtë, palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, të dy janë liruar, thuhet në raportin e Policisë të lëshuar më 23.10.2024.