Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndodhur katër raste të dhunës në familje në vend gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Policisë, një burrë në Istog, më 19.08.2024 rreth orës 19:00 ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, i dyshuari kishte demoluar disa orendi shtëpiake.
Policia thotë se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Gjakovë, Policia njofton se janë arrestuar një burrë dhe një grua pasi dyshohen se kanë pasur përplasje fizike dhe kanë ofenduar njëri- tjetrin, më 19.08.2024, pas mesnates.
Burri thuhet se është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt.
Në Gjakovë poashtu është arrestuar një burrë tjetër, pasi siç njofton Policia, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj një gruaje.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë, më 20.08.2024.
Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Malishevë, ku Policia njofton se dy burra kanë lajmëruar se i ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër.
Në raport thuhet se viktimave u është ofruar ndihmë mjekësore dhe se rasti është nën hetime.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 19.08.2024 rreth orës 13:40.