ILUSTRIM: Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com
Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Ferizaj, Malishevë dhe Rahovec. Në lidhje me këto raste janë arrestuar katër të dyshuar.
Në Prishtinë, një grua ka raportuar në Polici se një burrë, shtetas i Shqipërisë, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Në Ferizaj, më 22.08.2024 një grua ka raportuar në Polici se pas një mosmarëveshjeje është sulmuar fizikisht nga një burrë.
Sipas raportit policor, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Edhe në Malishevë është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje, ku forcat e rendit kanë arrestuar një person i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një grua.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Rahovec, një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës, se një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj pas një mosmarrëveshje.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.