Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë, viktima gratë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të organeve të rendit, rastet kanë ndodhur në Gjakovë, Malishevë dhe në Zveçan.

Në Zveçan, përveç dhunë në familje është raportuar edhe më dëmtim apo asgjësim të pronës.

Në Gjakovë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

E rast ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij është raportuar edhe në Malishevë.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Një grua në Malishevë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga ish-burri saj.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”- thuhet në raport.

Në Zveçan, një grua ka raportuar se ishte rrahur nga burri i saj. Më pas i njëjti kishte demoluar shtëpinë dhe ishte larguar nga aty.

Policia njofton se nuk është raportuar për të arrestuar.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj. I njëjti kishte demoluar shtëpinë dhe ishte larguar nga aty. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”- thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.