Foto: Ilustrim

Katër raste të dhunës në familje 24 orët e fundit në rajonin e Prishtinës

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës vetëm na rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Në të katër rastet personat e arrestuar kanë qenë burra të dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj grave.

Dy raste kanë ndodhur në Fushë Kosovës, një në Gllogoc dhe një në Podujevë.

Në tre nga rastet me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt, ndërsa në rastin e katërt viktima ka pësuar lëndime trupore, por nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.