Katër raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës njoftoi se janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Një në Prishtinë, dy në Pejë e një në Leposaviq.

“Është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur në kryeqytet ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, dy raste të tjera të dhunës në familje janë regjistruar në Pejë.

Fillimisht më 26 maj u arrestua një person.

“Është arrestuar i dyshuari (me probleme psikike), pasi që ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij viktimës. Me vendim të prokurorit, pas tretmanit në Spitalin Psikiatrik, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia në raportin 24 orësh.

Ndërsa, një tjetër rast u regjistrua dje.

“Është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, raportime për dhunë në familje u bënë edhe në komunën veriore, Leposaviq.

Viktima ka informuar se bashkëshorti i saj ka ushtuar dhunë ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.